Ky është i dyshuari për tentim vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë në Gjakovë

Sot rreth orës 19:25 në fshatin Bardhaniq të Gjakovës dyshohet se një person ka goditur një 72-vjeçar me sëpatë me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Sinjali mëson se i dyshuari i cili ka sulmuar me sëpatë 72-vjeçarin është Debatik Delija.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejm

72-vjeçari ka frakturë mbrapa në kokë dhe po ashtu gjakderdhje në tru.

Mjeku i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare, Naser Syla ka treguar se gjendja e të lënduarit është e rëndë dhe për momentin po i bëhen ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar “Vrasje në Tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *