17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçe të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, nëna bënë këtë veprim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një vajzë 12-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një 17-vjeçar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar mbrëmë pas mesnate nga nëna e viktimës, e cila ia mësyu Policisë bashkë më të bijën për t’i njoftuar për detajet e rastit, shkruan Sinjali.

Në dëshminë e nënës të dhënë para hetuesve thuhet se vajza e saj 12-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me një person po ashtu të mitur, pa dëshirën e saj.

Sipas informacioneve të para, Prokuroria ka arritur të mbledh informacione që dëshmojnë se vajza është dhunuar.

Kjo ka bërë që Policia të aktivizohet dhe ta arrestojë të dyshuarin 17-vjeçar, i cili do të hetohet për veprën penale “dhunimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *