Kurti e emëron një zv/ministër të ri, ai është

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. 

Kështu ka bërë të ditur, qeveria përmes një komunikate për media.

Tutje, Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Arbër Vokrri është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ai në disa raste ka shprehur pakënaqësitë me partinë në Prishtinë.

Së fundi, Vokrri ishte përfolur si kandidat për kryetar të degës së VV-së në Prishtinë, mirëpo në momentin e fundit ishte tërhequr.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *