Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kështu ka bërë të ditur, qeveria përmes një komunikate për media.
Tutje, Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Arbër Vokrri është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Ai në disa raste ka shprehur pakënaqësitë me partinë në Prishtinë.
Së fundi, Vokrri ishte përfolur si kandidat për kryetar të degës së VV-së në Prishtinë, mirëpo në momentin e fundit ishte tërhequr.p