Të martën, kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi së bashku me një pjesë të stafit të tij në komunën e Podujevës kanë festuar festën e 28 nëntorit. Deri këtu, gjithçka në rregull. Por, ata kanë shkelur një ligj me festën e tyre.
Në fotografitë e publikuara nga Bulliqi në rrjetet sociale se ai dhe stafi kanë shkelur Ligjin kundër Duhanit të cilin me shumë pompozitet e kishte promovuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci
Plot pompozitet, premtime për ndëshkime e premtime për jo-tolerancë kishte shitur ministri Peci muaj më parë. Ai kishte thënë se qytetarët ndryshojnë sjellje dhe përqafojnë ligjet kur shohin vendosmërinë e shtetit për zbatim.
“Do ju dëshmojmë përkushtimin tonë në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit të duhanit me tolerancë zero ndaj shkelësve.”, kishte thënë Peci.
Më poshtë shikoni edhe më tutje dëshmi të shkeljes: