Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka ripërsëritur thirrjen që Kosova të bëhet anëtare e Kartës së Adriatikut.
Hasani vlerëson se Karta e Adriatikut është aktore relevante në ruajtjen e perspektivës Euroatlantike.
“Në takimin e kartës #SHBA-#Adriatik, theksova se A5 mbetet një aktor relevant në ruajtjen e perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor dhe ripërsërita thirrjen që #Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës”, ka shkruar ai në platforëm X.
Karta e Adriatikut është një organizim i formuar nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara me qëllim të ndihmës në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në NATO. Karta u nënshkrua më 2 maj 2003 në Tiranë nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara. Kosova është shtet me statusin e vëzhguesit dhe ka aplikuar për anëtarësim nga viti 2012.