Kriminelët në burg gjejnë zgjidhje, kthejnë televizorin në telefon

Policia ka zhvilluar dje një aksion në burgjet e sigurisë së lartë në vend, konkretisht në burgun e Peqinit dhe të Burrelit për gjetjen e sendeve të paligjshme pas informacioneve të marra.

Mirëpo gjatë kontrollit, policët janë përballur me ‘shpikjet’ e të burgosurve.

Në qelitë e burgjeve në fjalë janë zbuluar dy pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim.

Të burgosurit kishin përshtatur televizorët me dekoder për të bërë telefonata nga qelia. Pas aksionit të ndërmarrë pajisjet janë sekuestruar nga policia dhe ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *