Klepto publikon fotografi me Xherdan Shaqirin duke bërë shqiponjën

Rap-artisti i njohur shqiptar, Klepto, është takuar së fundmi me futbollistin Xherdan Shaqiri.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në rrjete sociale, në llogarinë zyrtare në Instagram.

Në fotografinë e përbashkët, Besian Mjeku (emri i vërtetë i Kleptos) shfaqet me futbollistin duke bërë shqiponjën.

Klepto dhe Shaqiri (Foto: Screenshot/Instagram)

Reperi nga ana tjetër në muajin gusht pas një kohe të gjatë solli këngën e re “Whap Whap”.

E fundit këngë solo nga Klepto mbetet “Ti” që e solli rreth tri vite më parë, gjegjësisht në vitin 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *