‘Jo veç për seks’ – arsyet tragjike dhe interesante pse kosovarët shkojnë nëpër vila e motele

Lajmet për ngjarje tragjike nga dhomat e moteleve apo vilave nëpër qytete të Kosovës, shpërfaqin çdo herë një mentalitet të prapambetur të kosovarëve.

Sidomos, kur nga këto dhoma dalin lajme për dhunime seksuale.

Çka i shtynë të rinj e të vjetër që të shkojnë nëpër vila e motele për të bërë seks?

Këtë me saktësisht askush nuk mund ta thotë, por disa prej njerëzve të cilët i kemi pyetur mbi arsyen pse vendosin të shkojnë nëpër motele a vila, arsyeja është e njejtë: nuk kanë vend tjetër.

“Jo veç unë por shumica e shoqnisë që e njoh, nuk kanë vende, banesa apo shtëpia private, kështu që duhet me shku në motele e vila”, thotë A.S një 24 vjeçar nga Peja student në Prishtinë.

Një tjetër çikë e re që jeton në Prishtinë, thotë se arsyeja përse shkon në motele është mungesa e një vendi privat, hapësirë personale.

“Nëse don me jetu vet në Prishtinë, 300 euro është banesa, e kërkush s’mundet në Kosovë i ri me pagu vet, kështu që duhet me shku nëpër motele”, thotë Sh.M një 25 vjeçare.

“Plus edhe me shku nëpër motele vila, veç mos të paftë najkush se menjëherë të thojnë k**vë”, shton ajo.

Fakti që për një temë kaq të thjeshtë – një pushim në dhomë moteli a vile – askush nuk dëshiron të flas me emër e mbiemër flet shumë për paragjykimet e shoqërisë.

Sa herë përmendet fjala motel, në mënyrë gati automatike mendja na shkon menjëherë te seksi.

Por janë disa arsye pse shumica e njerëzve shkojnë nëpër dhoma moteli apo vila.

Disa shkojnë për të pushuar nga ndonjë udhëtim i largët, të tjerë shkojnë për “after party” por ka edhe asi që shkojnë të shikojnë filma, shkruan gazeta nacionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *