Influenceri refuzon të flasë me të shtëpisë: S’janë të famshëm, nuk kanë shumë “followers” 

Një influencer, i cili pushtoi mediat në 2020 pasi lëpiu një tualet për “sfidën e koronavirusit”, është shprehur se refuzon t’i flasë familjes së tij sepse nuk kanë po aq ndjekës sa ai.

23-vjeçari, Larz nga Kalifornia u shfaq në “Kyle and Jackie O Show”, ku tha se do ta shikonte si “turpëruese”, nëse njerëzit do të mendonin se ai ende flet me familjen e tij. Larz, i cili ka më shumë se 420 mijë ndjekës në Instagram u bë viral pasi filmoi veten duke lëpirë një tualet pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19.

Influenceri më vonë pretendoi se mori virusin, pavarësisht se miqtë e Larz, zbuluan me vonë përmes filmimeve të postuara nga spitali që ai gënjeu se u sëmur me Covid. Nëse kjo nuk shkakton mjaft polemika, Larz ka zbuluar tani që ai nuk flet me familjen e tij sepse nuk janë aq të famshëm sa ai.

Në shfaqjen e radios australiane, Larz u pyet nga prezantuesi Jackie O’Hendersen nëse ai flet më me familjen e tij, ndërsa ai u përgjigj: “Sigurisht që jo, ndalova së foluri me ata kohë më parë, është turpëruese nëse njerëzit do të mendonin se ende mund të flas me ata. Unë flas me Cardi B në Instagram DM. U takuam në Twitter në 2015 dhe që atëherë flasim rrjedhshëm.”-tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *