“I ke marrë fëmijët peng për 50 euro” përplasje fizike në mes deputetit dhe Jasharajt

Janë publikuar pamjet e përplasjes që deputeti i VV-së, Dimal Basha ka pasur me kreun e e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pasi ai lëshoi mbledhjen e Komisionit për Arsim

Basha në pamje shihet duke e sulmuar Jasharajn me fjalët “i ke marrë fëmijët peng për 50 euro”.

Ndërkohë, derisa Jasharaj i kërkon të mos e ngris zërin, Basha i kthehet me shprehjen “Po piskas se ti nuk merr vesh ndryshe”.

“I ke marrë fëmijët peng për 50 euro. Je i pasinqerët në kërkesat e tua. Pse i don ti 100 euro. Dinjitetin e ke kthy në pare. A ke punu para luftës pa pare, tash për 50 euro i ke marrë fëmijët peng. Po piskas se nuk merr vesh ti ndryshe”, dëgjohet duke thënë Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *