Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili gjendet ende në Hagë sot ka arritur në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Specialja e ka lejuar Gucatin të vizitojë nënën e tij e cila po trajtohet në QKUK, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.