U raportua se i vdiq djali, reagon Halil Kastrati

Humanisti Halil Kastrati ka thënë se djali i tij gëzon një shëndet të mirë. Ky reagim vjen pasi raportimeve se djali i tij ka ndërruar jetë.

Kastrati tha se lajmet të cilat po qarkullojnë në media nuk janë të vërteta.

Ai i’u ka bërë thirrje organeve kompentente të merren me këtë çështje.

“Lajmi kinse ka vdekur Uwejsi është gënjeshter! Qysh nga orët e hershme të mëngjesit unë, familja dhe i gjithë stafi i Shoqatës kemi pranuar thirrje e mesazhe rreth lajmit që është publikuar në Tik Tok për kinse vdekjen e djalit tim Uwejsit.

Ju informoj se duke e falenderuar Zotin Uwejsi është shëndosh e mirë njëkohësishtë ju bëj thirrje organeve kompentente me u marr me ata të cilët kanë publikuar këtë lajm”, ka thënë Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *