Haxhi Shala nesër del para Gjykatës

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se paraqitja e parë e Haxhi Shalës do të mbahet më 13 dhjetor në orën 14:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Paraqitja e parë do të mbahet në seancë publike.

“Paraqitja e parë e Haxhi Shalës është caktuar të mbahet më 13 dhjetor 2023 në orën 14:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Paraqitja e parë do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë Gjykatësi i Procedurës Paraprake garanton respektimin e të drejtave të të akuzuarve, përfshirë të drejtën për përfaqësim juridik, dhe se të akuzuarit i kuptojnë akuzat e paraqitura kundër tyre.”

“Paraqitja e parë mund të ndiqet nga faqja elektronike me një vonesë të shkurtër në https://ëëë.scp- ks.org/sq/transmetim. Gjithashtu, seanca mund të ndiqet dhe nga galeria publike e sallës së gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjithashtu, në ndërtesën e DHSK-së gjendet dhe një qendër e posaçme për mediat, ku gazetarët mund të punojnë dhe të ndjekin procesin me një vonesë të shkurtër.”

Kujtojmë se gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit.

ZPS ka deklaruar se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *