Një rast i cili po konsiderohet i dyshimtë është denoncuar dje nga një grua në Prishtinë, e cila ka raportuar se gjatë një kontrolle në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK është njoftuar se shtatzënia e saj ka dështuar, për shkak se fetusi është i vdekur.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 36-vjeçarja ka shfaqur dyshimet e saj se ka humbur foshnjën për shkak se nuk i është dhënë tretman mjekësor nga stafi i Klinikës.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë barrë dëshmitë e bashkëshortit të viktimës dhe stafit mjekësor të Gjinekologjisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.