Ju e dini marrëdhënien e ngushtë të motrave Greta dhe Eni Koçi. Kudo bashkë dhe të pandara edhe pse Greta jeton prej vitesh në Vjenë, ndërsa Eni në Kosovë krah partnerit të saj, Genc Prelvukaj dhe vogëlushes së tyre, Adeas.
E vogla duket se është bërë tashmë pjesë e rëndësishme e familjes Koçi, madje Greta tashmë fokusin e saj se ka më tek Eni, por tek Adea.Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, një fans/e e pyet këngëtaren nëse të qenurit teze është ndjesia më me mirë dhe Greta tha:
Po të qenurit teze është ndjesia më e bukur në botë. Madje, jo më larg se dje, kur po komunikoja me Enin, i thash: “Motra më dërgo foto ose video Adean.” Edhe ajo më tha:“Ti nuk pyet më për mua. As si je, a të ka marrë malli”. Gjithë fokusi dhe gjithë dashuria është te Adea”.