Festat e fundvitit këtë vit mbajnë emrin “Flota”

Ndërrimi i motmoteve në Kosovë shënohet gjithmonë me shumë kujdes.

Programet festive janë në çdo televizion tonin e poashtu edhe në produksionet tona.

Por, këtë vit premierën do e ketë një prodhim i ri tejet cilësor.

“Flota” mban emrin skena e cila do të na argëtoj këtë herë, dhe ne mezi po e presim kjo edhe për faktin se dy nga mjeshtrit më të kërkuar të industrisë në vend kanë bashkuar forcat.

Pjesa artistike e saj, krijimi i këngëve është punuar nga kompozitori shumë i njohur në vend, i cili qëndron pas shumë hiteve Bini Nebihu teksa ana vizuale, ajo e skenografisë dhe e videografisë është realizuar nga një prej personave më të kërkuar për videoklipe, Adonis Krasniqi.

Bini Nebihu dhe Adonis Krasniqi

E ky kombinim bëhet akoma më i bukur me një listë artistësh tejet të dashur të publikut që janë bërë pjesë e këtij projekti gjigand.

Kurioziteti është shtuar rreth këtij produksioni, por kemi një lajm të mirë. Nuk duhet të presim datën 31 dhjetor për t’u argëtuar pasiqë publikimi i saj do të nis shumë shpejt në kanalin e “Flota” në YouTube./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *