Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.“Rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *