Gjyshi i bërtet se rrinte shumë në celular, nipi e vret dhe poston videon në WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chieti të Italisë. Një 15-vjeçar ka vrarë me sende të forta gjyshin e tij, pasi ky i fundit e qortoi se kalonte shumë kohë në celular.

Mediat lokale bëjnë me dije se i riu e ka goditur gjyshin 78-vjeçar me fshesën e korentit dhe me shkelma. 

Madje, adoleshenti edhe e ka regjistruar veten duke dhunuar të moshuarin, për ta publikuar më pas videon në WhatsApp, shkruan a2cnn.

Gjyshi ndërroi jetë në spitalin e qytetit Pescara, ndërkohë që nipi, i cili ndiqej nga punonjësit socialë për probleme mendore, është arrestuar. 

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *