Gjykata urdhëron masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarin për mashtrim në emër të ‘Teta Gjylit’ 

Regjisorit’ që u prezantua rrejshëm në emër të ‘Teta Gjylit’, Gentrit Shala nga Gjilani, i cili u bë i njohur pas arrestimit nën dyshimet për mashtrim të disa kompanive, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore në Gjilan. Kërkesa për caktimin e paraburgimit është refuzuar, me ç’rast gjyqtari ka urdhëruar arrestin shtëpiak, mëson Gazeta Sinjali. 

I riu Gentrit Shala ka dalë sot para Gjykatës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘mashtrimit’ që nga muaji prill e deri në gusht, duke përfituar shumë ta konsiderueshme të parave, nga kontratat që ka lidhur me kompanitë që kanë rënë pre e tij. 

Gazeta Sinjali pak më parë publikoi ekskluzivisht detaje se si Gentrit Shala dyshohet se i mashtroi bizneset nga muaji prill

Për gati pesë muaj, i riu po dyshohet se me një plan të detajuar, ës5të prezantuar rrejshëm si përfaqësues i ‘Teta Gjylit’ dhe ka arritur të përfitojë kundërligjshëm shumë të ndryshme të parave.

Rreth pesë biznese që veçse janë identifikuar, por sipas bur9imeve të Sinjalit ky numër pritet të rirtet, kanë paguar Shalën në shuma prej mbi 150 euro gjoja se për hapësirë reklamimi te seriali i aktorit Azemi, që është transmetuar në televizioni  Klan Kosova.

Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se duke u prezantuar si regjisor i këtij televizioni, me qëllim përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka vënë në lajthitje disa kompani.

Sinjali mëson se ai ka lidhur kontrata me pronarët e dy salloneve të ondulimit, “Medina Beuaty Center” dhe “Molina”, si dhe kompanisë “Ari Qermika”, në atë mënyrë që duke u thirrur në emër të rolit ‘teta Gjyli’ të aktorit Osman Azemi për serialin ‘N’kafe’, ka lidhur kontrata bashkëpunimi dhe u ka marrë shumë ta ndryshe të të hollave, duke filluar nga rreth 200 euro.

Pasi organet janë vënë në dijeni në lidhje me rastin, kanë nisur hetimet dhe pista pritet të zgjerohet, ashtu që deri më tani janë mbledhur prova që dëshmojnë se Shala ka kryer veprën penale “mashtrimi”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *