Gjendja është më keq se nga e prisnim! Don Xhoni dhe Butrinti i japin fund miqësisë

Sot ju raportuam se mes Butrint Imerit dhe Don Xhonit kishte ndodhur diçka. Po mesa shihet, miqësia mes tyre ka marrë fund e arsyet mbeten mister.

Themi këtë pasi dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Ato nuk ndiqen më në “Instagram”, aty ku pak kohë më parë postonin foto dhe video së bashku.

Butrint Imeri për 27-vjetorin e tij organizoi një super festë, kur ra në sy fakti që ishin të ftuar shumë personazhe publike. Mirëpo ndonëse ishin kaq shumë të ftuar, nuk kaloi pa u vënë re mungesa e “bokit” të tij Don Xhonit. Dyshues është fakti që ai nuk ishte i pranishëm, madje mungoi një urim edhe në rrjetet sociale.

Mungesa e tij shton akoma më shumë dyshimet se miqësia mes artistëve ka marrë fund!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *