Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjesin e të shtunës është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë, te “Përroi i Njelmët”.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete.

HETIM MBI VDEKJEN/Përroi i Njelmët, Prishtinë  30.09.2023 – 05:40.  Është raportuar se një person është i shtrirë në rrugë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete”.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *