Gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të biznesmenit Bedri Rexhepi 

Sot u raportua se Jeton Vllasaliu i dyshuari kryesor për zhdukjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi ka pranuar që e ka kryer vrasjen.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Vllasaliu e ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e biznesmenit kosovar.

Në anën tjetër, sipas burimeve të Indeksonline, sot janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se i takojnë të ndjerit, Bedri Rexhepi.

Mbetjet mortore janë gjetur afër liqenit të Badovcit dhe tani do t’i bëhet edhe ADN.

Përveç Vllasaliut është edhe një person tjetër që yshohet se është i përfshirë në rrëmbimin dhe eliminimin e tij. I njëjti është familjarë i një eprori të lartë të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *