Gjashtë raste të dhunës në familje, pesë prej tyre janë në rajonin e Prishtinës

Në raportin 245 orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Pesë nga këto gjashtë raste, kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Një tjetër ka ndodhur në Junik, raporton Indeksonline.

Në tri raste, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Këto janë rastet:

Fushë Kosovë 14.11.2023-00:25 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 14.11.2023-20:00 – Viktima femër kosovare ka raportuar se disa muaj më parë kishte pasur dhunë fizike nga ish bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Podujevë 11.11.2023-19:00 – Më 14.11.2023 viktima mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhune psikike ndaj tij. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gllogoc 14.11.2023-11:00 – Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë te rregullt.

Prishtinë, 14.11.2023-17:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.  Të dyshuarit i është sekuestruar një armë për të cilën i dyshuari posedonte leje. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Junik 14.11.2023-15:30 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *