Gjakovë: “Sen s’ti kam bo djalit, çka t’boj ty, gjyksin ta mushi plumba”, babe e bir përjetojnë tmerrin në pishinë…

Një ngjarje shokuese ka ndodhur dje në Gjakovë, saktësisht në fshatin Qerim.

Babai, 45 vjeçar dhe i biri, 16 vjeçar, shkaun në pishinë për t’u relaksuar por përjetuan tmerrin, shkruan Neutral.al.

Pronari i pishinës me inicialet G.P, 45 vjeçar, e ka rrahur 16 vjeçarin dhe ka kërcënuar me vdekje babain e tij.

Sinjali mëson se posa babai me të birin janë larguar nga ai lokacion, pas tyre është vënë në ndjekje me veturë i dyshuari, i cili për një moment ka nxjerrë nga vetura djalin 16-vjeçar, të cilin e ka goditur nëpër trup, duke i shkaktuar lëndime.

Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti dyshohet se e ka kërcënuar edhe babain e të miturit, duke i thënë se “asgjë nuk t’i kam bërë djalit, çka të boj ty, gjyksin ta boj shporë, ta mushi plumba”.

Përballë kësaj situate, babë e bir kanë denoncuar rastin dhe si rezultat Policia është vënë në lëvizje, duke arrestuar të dyshuari.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, për veprat penale “kanosje” dhe lëndim i lehtë trupor”./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *