Gazetari turk dënohet me mbi 300 vjet burg

Gazetari turk, Hidayet Karaca, i cili u akuzua për shpifje ndaj një grupi radikal të lidhur me Al-Kaedën, që mbështeti Osama bin Ladenin dhe bëri thirrje për xhihad të armatosur dhe prerjen e kokës së amerikanëve, është dënuar me gati 300 vjet burg.

Hidayet Karaca drejtonte rrjetin e madh televiziv Samanyolu, i cili transmetonte mbulim kritik ndaj qeverisë së presidentit islamik Rexhep Tajip Erdogan përpara burgosjes së paligjshme në dhjetor 2014, një veprim që u përshkrua nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve si i motivuar politikisht.

Më 4 qershor 2022 gazetari u dënua me 297 vjet e nëntë muaj në përfundim të një gjyqi të nisur nga qeveria.

Sipas vendimit, të datës 22 nëntor 2022 dhe të lëshuar nga Gjyqësia e 3-të e Përmbarimit Penal të Stambollit, gazetari duhet të vuajë gjithsej 318 vjet e pesë muaj burg kur i shtohet dënimi i tij nga një tjetër rast në vitin 2015.

Karaca u mbajt në burg për një vit e gjysmë para se prokurori publik të ngrinte akuza kundër tij në një aktakuzë të ngritur më 22 korrik 2016. Gjykimi i tij përfundoi këtë vit me një dënim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *