Një veturë me targa vendore është vjedhur në Fushë Kosovë, njofton Policia e Kosovës për Gazetën Neutral.
Rasti ka ndodhur në rrugë Dardania, në garazhen e të dëmtuarit.
Raportohet se ende nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin, ndërsa prokuroria vazhdon ta hetojë rastin në fjalë.