Në Çikago të SHBA është regjistruar një ngjarje tragjike mbrëmjen e së premtes.
Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Foshnja ndodhej mbrapa në makinë në momentin tragjik, kur u qëllua nga arma e zjarrit.
Sipas mediave të huaja autori e qëlloi foshnjën nga një makinë tjetër.
Veç viktimës ka mbetur i plagosur edhe një 41 -vjeçar , i cili udhëtonte në një mjet tjetër.
Sipas policisë së Çikagos, 41-vjeçari ka marrë një plumb pranë syrit.
Për ngjarjen nuk është arrestuar asnjë, ndërsa po kërkohet për autorin.