Foshnja pesë muajshe qëllohet me armë zjarri në kokë

Në Çikago të SHBA është regjistruar një ngjarje tragjike mbrëmjen e së premtes.

Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Foshnja ndodhej mbrapa në makinë në momentin tragjik, kur u qëllua nga arma e zjarrit.

Sipas mediave të huaja autori e qëlloi foshnjën nga një makinë tjetër.

Veç viktimës ka mbetur i plagosur edhe një 41 -vjeçar , i cili udhëtonte në një mjet tjetër.

Sipas policisë së Çikagos, 41-vjeçari ka marrë një plumb pranë syrit.

Për ngjarjen nuk është arrestuar asnjë, ndërsa po kërkohet për autorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *