Gjatë ditës së sotme, më saktësisht para pak minutash ka ndodhur një vjedhje në marketin “Kam” në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
I dyshuari ka vjedhur disa gjësende nga marketi dhe sipas Sinjalit duke tentuar të ikë e ka kapur punëtorja.
Edhe pse ajo ka tentuar ta ndalojë, i njëjti e ka sulmuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas informatave të para bëhet fjalë për një 40-vjeçar.