Fifi ia shpreh dashurinë Adisit me fjalë të veçanta, acarohet gazetarja e njohur

Këngëtarja e njohur, Fifi po shijon prej kohësh romancën që ka nisur me Adis Patushin.

Fifi ka disa muaj që është në lidhje me Adis Patushin- i njohur edhe si ish-burri i Adrola Dushit.

Fifi bëri një deklarat ku tha se takimi dhe lidhja e saj ishte terapi për këngëtaren.

Ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku publikon momente të lumtura me Adisin.

Më e fundit është Fifi, ajo që ka ndarë disa foto në Instagram, ku shfaqen duke shkëmbyer puthje.

Krahas këtij postimi, këngëtarja bëri dhe një dedikim romantik për të dashurin e saj.

“Përtej dashnisë! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të  dedikoj veten  M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj Të gjeta çmenduria ime ,dashnia që e kërkova për vite me rradhë Të dua”, ishin fjalët që shkroi këngëtarja krahas postimit të saj në Instagram.

Mirëpo, lidhur me këtë ka ardhur dhe një reagim nga gazetarja Zhalkin Lekatari, e cila thotë se është ndjerë “e neveritur” nga postimi i këngëtares.

“Mirmëngjes Fifi unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua, mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë marredhenie, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person.

Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla, thotë Zhaklin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *