“El Clasico” më 21 prill

La Liga e ka bërë të ditur datën dhe orën e “El Clasicos” së dytë për këtë sezon.

Real Madrid do të përballet me Barcelonën, në 21 prill në ora 21:00.

Ndeshja do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, dhe do të jetë e vlefshme për javën e 32-të të ligës elitare spanjolle.

Kujtojmë që ndeshja e parë e këtij sezoni, e cila u zhvillua në stadiumin ”Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë, përfundoi me fitoren e klubit mbretëror, me rezultat 2:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *