Edona James burrat shqiptarë s’i do, e meshkujt serbë tha se janë më të bukurit – por ishte e martuar me gjerman

Transgjinorja Edona James është kthyer në një prej personazheve më të përfolur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Që me hyrjen e saj në shtëpi, Edona ka filluar të tregojë historitë e trishta të jetës së saj, e cila nuk ka qenë e lehtë.

Transgjinorja me origjinë nga Suhareka, ka bërë të ditur se vite më parë ka qenë e martuar dhe se burri i saj i parë ka kryer vetëvrasje.

Ndërkohë, ajo është martuar më pas sërish më vonë duke kurorëzuar dashurinë me një mashkull gjerman.

Në rrjetet sociale kanë filluar tashmë të qarkullojnë disa fotografi të saj të disa vite më parë, ku shihet e veshur me vellon e bardhë të nusërisë krahas bashkëshortit të saj.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *