Për shkaqe sigurie, biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael duhet të jetë me çdo kusht të personalizuara

Biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael do të jenë të personalizuara. Kjo për shkak të rekomandimeve të organeve të sigurisë.

“Një person ka të drejtën e pajisjes me dy bileta, me kushtin që të dytë të jenë të pranishëm fizikisht në momentin kur do t’u jepen ato (biletat). Gjithsecili që dëshiron të marrë biletë duhet të paraqitet me një dokument, sepse biletat do të jenë të personalizuara. Nisma e tillë vjen pas rekomandimit dhe bashkërendimit me organet e rendit dhe sigurisë të shtetit tonë.

Një tjetër informatë me rëndësi është se biletat do të jenë falas VETËM për anëtarët e Dardanëve, të cilët do të vendosen në tribunën e veriut.

Për fund, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve që të kontaktojnë me përfaqësuesit e qyteteve përkatëse për t’u koordinuar rreth pajisjes me bileta. Dyert e fanclubit tonë janë të hapura për të gjithë anëtarët tanë në rast të nevojës për ndonjë pyetje apo sqarim shtesë” thuhet në njoftimin e “Dardanëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *