Është kthyer në tragjedi zjarri i rënë mesnatën e sotëm një banesë private.
Mësohet se fëmija 6-muajsh i cili u nxorr i gjallë nga shtëpia ka humbur jetën në spital për shkak të asfiksimit nga tymi.
Më herët u njoftua që fëmija u shpëtua shëndoshë e mirë nga flakët, por pas transferimit në spital ai ka humbur jetën.
Foshnja ndodhej në shtëpi vetëm me gjyshen në momentin që bombola e gazit (kështu thuhet deri më tani) ka shpërthyer.
Banorët e zonës kanë treguar për JOQ ALBANIA se banesa ku jetonte gjyshja dhe nipi i saj ishte e vjetër dhe me çati e kjo ka sjellë përhapjen e flakëve me shpejtësi.
Stafi i JOQ ALBANIA i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së foshnjes që humbi jetën.