Mëngjesin e sotëm është bërë e ditur se është plagosur Vali Corleone.
Sipas dyshimeve fillestare, veprën duket ta ketë kryer 22-vjeçarja A.S.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Teksa A.S po hetohet për veprën “vrasje në tentativë”, ajo si personazh nuk është një emër i panjohur.
Kjo për faktin sepse prej disa kohësh, ajo ka bashkëjetuar me Valin.
Në rrjete sociale, për një kohë të konsiderueshme, ata janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri.
Në çdo paraqitje publike, e dyshuara A.S i referohej Valit si “father king” [babai mbret] teksa në rrjete sociale e pati ndryshuar mbiemrin në “Corleone”. Për më tepër, prezantohej si “vajza e Valit”.
Ajo ishte përfolur gjerë e gjatë për polemika të ashpra në distancë me ish-Missin Morena Taraku të cilën e pati akuzuar se po e përhapë rrejshëm informacionin se A.S është protagoniste e një videoje erotike.