Dy shqiptarë, konkretisht njëri 32 vjeç dhe tjetri 30 vjeç u hipi dëshira për të kaluar një mbrëmje plot aksion dhe me skena erotike me një eskortë në Cremona të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët kishin parë reklamën online dhe kishin telefonuar në numrin e afishuar në reklamë për të kaluar një natë të nxehtë me një eskortë, e cila kishte pranuar që të kryente seks me shqiptarët.
Mirëpo qejfi i shqiptarëve u prish në momentin kur eskorta, e quajtur “Miranda” mbërriti në adresën e dhënë duke i rënë ziles.
Pasi kanë hapur derën, dy të rinjtë kanë parë se eskorta në fakt ishte një transgjinor, gjë që ka acaruar shumë të rinjtë.
Ata e kanë sulmuar Mirandën me sende të forta duke i shkaktuar lëndime të shumta.
Eskorta ka denoncuar në polici shqiptarët, ndërsa mësohet se njëri prej shqiptarëve punonte si kamarier, kurse tjetri merrej me tregti makinash.