Burri dhe gruaja nënshkruajnë një kontratë paramartesore: Do hajmë pica një herë në muaj, në fitnes do shkojmë…

Një çift kanë nënshkruar një marrëveshje të çuditshme paramartesore në dasmën e tyre, duke përcaktuar se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë.

Nusja Shanti dhe dhëndri Mintu nënshkruan një premtim ‘romantik’ që përfshin edhe konsumimin e një pice në muaj dhe çdo ditë ushtrime në palestër.

Kërkesa të tjera në kontratë përfshinin detyrimin për të bërë një fotografi të mirë në çdo festë, “shopping” pas çdo 15 ditësh dhe ndeja të vonshme, por vetëm me njëri-tjetrin, raporton themirror.

Në video, të sapomartuarit vendosin stilolapsat e tyre në një copë kartoni të madhe me fjalën “kontratë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *