“Do jetë më vështirë” – Çudit Vuçiqi, e ndërlidh takimin me Kurtin me fletëarrestin ndaj Putinit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ia ka bërë një ndërlidhje lëshimit të fletë-arrestit nga Haga për presidentin rus, Vladimir Putin, me takimin e nesërm në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Para qytetarëve, Vuçiq ka thënë se lëshimi i fletëarrestit për Putinin e vë Serbinë në një pozicion shumë më të vështirë, shkruan lajmi.net.

“Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe serioz”, tha Vuçiq, teksa shtoi se Perëndimi, sipas tij do të jetë më i ashpër ndaj atyre që kanë qenë më të butë me Rusinë.

Siç tha ai, Perëndimi ka treguar se do të shkojë deri në fund dhe se nuk është shumë i shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit.

Vuçiq tha se të dyja palët do të luajnë “gjithçka ose asgjë”.

“Domethënë do të shkojnë deri në fund dhe se pasojat në botë do të jenë shumë më të vështira për të gjithë”.

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër për Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *