Don Xhoni dhe historia e tij me Ariana Lirey janë nga më të bujshmet.
Reperi drenicas dhe modeja ruse patën një romancë, e cila nisi përmes rrjeteve sociale për t’u shndërruar në diçka serioze.
Dyshja pasi u takuan në Turqi dhe kaluan disa ditë bashkë lajmëruan ndarjen.
Por papritur u shfaqën sërish bashkë, madje modeja u bë protagoniste në videoklipin e ri të Don Xhon.
U aludua për ribashkim por Ariana së fundmi pērmes një bisede me ndjekësit i ka vënë ‘kapakun’ kësaj pune.
“A je në lidhje me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua ndonëse zeshkania publikoi edhe disa pyetje të tjera në lidhje me të.
“Pyetja më e shpeshtë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe tani jemi të lumtur të ndarë, le të themi”, u shpreh ajo.
Modelja e famshme tutje theksoi: “Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Secili ka jetën e vet”.