Një 32- vjeçar nga Fushë Kosova po kërkohet nga Policia e Kosovës.
Kjo pasi ai i ka dërguar një mesazh kërcënues në rrjetet sociale një polici.
“Nëse je burrë, dilem pa uniformë dhe e shohim cili jena ma i fortë për me u rreh”. “Nëse nuk del kur të takohemi me uniformë, kam me t’u hakmarrë keq”, ky besohet të jetë mesazhi, siç raporton medium “Sinjali”.
Tutje, “Sinjali” raporton se personi që po kërkohet nga policia është Kuvet Sogojeva.
Ky mesazh e shqetësoi tejmase zyrtarin policor, i cili ashtu siç e ka detyrim obligativ, e denoncoi menjëherë rastin dhe ua ofroi hetuesve dëshmitë që posedonte.
Pas raportimit të rastit, Policia fillimisht e ka ftuar të dyshuarin për intervistimin, por pasi ai nuk është paraqitur, është shpallur në kërkim, si dhe janë njoftuar stacionet përkatëse që i njëjti të ndalohet./Neutral.al/