Digjet edhe një veturë me targa serbe në veri

Një veturë me targa të Serbisë është djegur mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Vetura e regjistruar në targa KG, është djegur mbrëmë në rrugën Anke Spaiq në pjesën veriore të Mitrovicës, ka konfirmuar për KoSSev pronari i makinës.

Rasti është konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Makina ishte e parkuar në afërsi të shtëpisë së tij dhe pronari e gjeti para nisjes për në punë – rreth orës 5.45.

“E kam parkuar në vendin ku parkoj gjatë gjithë kohës. Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte makina ime”, thotë ai.

Kjo është vetura e tretë me targa të Serbisë që po digjet në veri të Mitrovicës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *