Katër vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, për shkaqe ende të panjohura. Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur pas mesnate, kur edhe Policia e njësitet përkatëse dolën në vendin e ngjarjes.
Burimet nga Prokuroria thonë se hetimet kanë nisur, me ç’rast janë intervistuar edhe pronarët e veturave, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre, nëse kanë ndonjë dyshim në lidhje me rastin.
Pasi Policia është vënë në dijeni, janë bërë ekzaminimet e vendit të ngjarjes dhe së shpejti pritet të konstatohet se si ka ardhur deri te zjarri.