Detaje tronditëse: 18-vjeçarja në Mitrovicë u rrëmbye gabimisht, të dyshuarit pasi e keqtrajtuan e lanë afër shtëpisë së saj

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast tejet të rëndë që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë rrëmbyer një vajzë 18-vjeçare. Vajza e re u keqtrajtua për disa orë gjatë kohës që u mbajt e mbyllur në një lokacion të panjohur.

Përmes burimeve brenda Spitalit, Sinjali ka mësuar detaje tjera tronditëse nga rrëfimi i vajzës, e cila ka treguar se ajo u lirua nga rrëmbyesit pasi e kanë kuptuar se kanë kapur vajzën e gabuar dhe ajo atë që ishte caku i keqbërësve.

Pasi u rrëmbye gabimisht dhe u torturua për orë të tëra në forma të ndryshme, 18-vjeçarja është liruar, me ç’rast rrëmbyesit e kanë lënë atë në afërsi të shtëpisë së saj.

Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare , ndërsa motivi i rrëmbimit akoma nuk dihet, por detajet që u kuptuan janë tronditëse.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Rrëmbim”, teksa hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe mbledhjen e provave që zbardhin ngjarjen po vazhdojnë.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë Rajonale në Mitrovicë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje, ndërkohë që rastin e kanë konfirmuar nga Prokuroria.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *