Dënohet me 6 vite burgim e gjobë fajdexhiu i Pejës, Driton Podrimçaku – Insajderi ju sjell të ‘bëmat’ e tij

Gjykata Themelore në Pejë sot e ka dënuar me 6 vite burgim e 2 mijë euro gjobë Driton Podrimçakun. Ai ngarkohej me dy vepra penale “fajde” dhe “pengim të personit zyrtar”. Për të bëmat e tij, Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht.

Sipas aktgjykimit Podrimçaku, u dënua me 5 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Fajde”, kurse për veprën penale “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, i njëjti u dënua me 1 vit e 6 muaj, ndërsa u lira nga akuza “Shkaktim i rrezikut të përgjithshme”.

Po ashtu sipas aktgjykimit, i njëjti u urdhërua që t’ia kthejë shumën prej 50 mijë euro të dëmtuarit.

Emri i Driton Podrimçaku 42 vjeçarit nga fshati Novosellë i Pejës figuronte në mesin personave po dyshoheshin si grup i fajdeve të Pejës.

Në muajin shkurt të këtij viti, Driton Podrimçaku 42 vjeçari nga fshati Novosellë i Pejës u arrestua së bashku me 16 persona tjerë pas një aksioni të madh nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *