Gjykata Themelore në Pejë sot e ka dënuar me 6 vite burgim e 2 mijë euro gjobë Driton Podrimçakun. Ai ngarkohej me dy vepra penale “fajde” dhe “pengim të personit zyrtar”. Për të bëmat e tij, Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht.
Sipas aktgjykimit Podrimçaku, u dënua me 5 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Fajde”, kurse për veprën penale “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, i njëjti u dënua me 1 vit e 6 muaj, ndërsa u lira nga akuza “Shkaktim i rrezikut të përgjithshme”.
Po ashtu sipas aktgjykimit, i njëjti u urdhërua që t’ia kthejë shumën prej 50 mijë euro të dëmtuarit.
Emri i Driton Podrimçaku 42 vjeçarit nga fshati Novosellë i Pejës figuronte në mesin personave po dyshoheshin si grup i fajdeve të Pejës.
Në muajin shkurt të këtij viti, Driton Podrimçaku 42 vjeçari nga fshati Novosellë i Pejës u arrestua së bashku me 16 persona tjerë pas një aksioni të madh nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës.