Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë/ Makinat bëhen copë, një me targa të Kosovës

Një “Audi” me targa të Kosovës dhe një “Mitsubish” me targa të Greqisë u përplasën.

Shkak dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i Audit, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Në videot e siguruara nga Abc, shihen makinat e bëra copë, ndërsa aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Lëvizja e automjeteve është devijuar në aksin e vjetër Kallmet-Dajç.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *