Dafina Zeqiri publikon bashkëpunimin me Ron Zaitin “Boma ni tel”

Artistja shqiptare që njihet për hitet të shumta, Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e radhës.

Këtë herë, Dafina erdhi me një tjetër bashkëpunim me Ron Zaitin të cilët sot (e shtunë) lansuan këngën me titullin “Boma ni tel”.

Dyshja janë kujdesur që projekti të ia bashkëngjisin edhe një videoklip tejet unik i realizuar në bregdet teksa Dafina si çdo herë dukej tejet atraktive.

Ndërkohë, teksti i këngës u realizua nga Elinel, me muzikë dhe vijën melodike nga Dafina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *