Dafina Zeqiri ndan rrugët me sherr me njërin nga bashkëpunëtorët e saj

Dafina Zeqiri duket ka ndarë keq rrugët me një nga bashkëpunëtorët e saj.

Bëhet fjalë për artistin Ron Zaiti, i cili ka qenë në labelin e Dafinës që nga debutimi në muzikë.

Burime të sigurta të Prives bëjnë të ditur se artistët janë prishur ndërmjet vete, madje keq me sherr.

Ndarja e rrugëve ka qenë e hidhur deri në pikën sa disa nga projektet janë zhdukur nga YouTube.

Të njëjtit bëhet e ditur se tashmë nuk ndiqen me njëri-tjetrin as në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Ata disa muaj më parë sollën këngën “Boma ni tel” që u prit mjaft mirë nga publiku dhe mori miliona klikime në YouTube.

Në lidhje me këtë, nuk është bërë akoma ndonjë reagim nga vet protagonistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *