Çfarë po paralajmëron? Blero: Në Big Brother nuk kam ndenjur kot

Blero Muharremi është pëlqyer shumë për mënyrën se si u shfaq në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai u vlerësua për natyrën e qetë dhe për karakterin e fortë pavarësisht situatave që u krijuan.

Artisti i njohur ka zbuluar së fundmi se në Big Brother ka shkruar edhe shumë këngë.

Këngëtari thotë se nuk ka ndenjur kot dhe se publiku e meriton për shkak të përkrahjes së madhe që ka marrë.

“Nuk është që veç kam ndenjur kot në Big. Koha mi shpalos veprat. E meritoni”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *